Ndërlidhjet

OKB kërkon nga Irani të mos e ekzekutoj një të mitur


Ilustrim
Ilustrim

Ekpertët e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Iranit që të mos e ekzekutoj një të ri kurd i cili është dënuar për një krim të cilin ai e ka kryer gjatë kohës sa ka qenë i mitur.

Saman Naseem, 22 vjeçar, është planifikuar që të ekzekutohet sot pasi që është shpallur fajtor për anëtarësim në partinë rebele të Kurdistanit (PJAK) dhe se ishte i përfshirë në konfrontimet revolucionare .

Ai ishte 17 vjeçar në kohën e arrestimit ndërsa është dënuar me vdekje në prill të vitit 2013.

Ahmed Shaheed, raportues special për të drejtat e njeriut në Iran dhe Christof Heyns, raportues special i OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, thanë të mërkurën përmes një deklarate, se “ekzekutimi i të miturve është i ndaluar në mënyrë të qartë nga ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Amnesty International dhe Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ,gjithashtu kanë kërkuar që të mos ekzekutohet i riu.

Ekzekutimi i Saman Naseem, sipas tyre, tregon për gjendjen e padrejtësisë në Iran.

XS
SM
MD
LG