Ndërlidhjet

Argjentinë: 400 mijë njerëz marshojnë në kërkim të drejtësisë


Prokurori i ndjerë argjentinas, Alberto Nisman
Prokurori i ndjerë argjentinas, Alberto Nisman

Më shumë se 400 mijë njerëz kanë marshuar në heshtje nëpër rrugët e Buenos Aires duke kërkuar drejtësi me rastin e një mujorit të vdekjes së dyshimtë të prokurorit i cili ishte duke zhvilluar hetime ndaj presidentit të Argjentinës.

Prokurori Alberto Nisman. i cili ishte në përfundim të hetimeve ndaj presidentit Cristina Fernandez në lidhje me bombardimin e një qendre hebreje në Argjentinë, më 1994, ku kanë mbetur të vrarë 85 persona, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një muaj më parë.

Nisman po e hetonte presidentin dhe zyrtarët e tjerë për hapjen e një kanali të fshehtë.

Ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, më 19 janar, disa orë para se ai të dëshmonte kundër zyrtarëve të lartë qeveritarë.

XS
SM
MD
LG