Ndërlidhjet

Khadija Ismayilova shkruan letër nga burgu


Letra e shkruar nga Khadija Ismayilova

Letra e shkruar nga Khadija Ismayilova

Gazetarja e Shërbimit të Radios Evropa e Lirë në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, përmes një letre të shkruar nga burgu, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj saj ndërsa ka thënë se është burgosur vetëm pse ka qenë duke e zhvilluar një hulumtim për korrupsionin në nivel të lartë.

Khadija Ismayilova është në burg që nga 5 dhjetori për shkak të arrestimit nën dyshimin se e ka nxitur një vrasje në tentativë.

Akuzat ndaj saj janë shtuar ditëve të fundit dhe ajo tashmë po hetohet edhe për përvetësim, sipërmarrje të paligjshme, evazin fiskal dhe abuzim të pushtetit.

Ismayilova ka raportuar gjerësisht për financat e presidentit Ilham Aliyev dhe anëtarëve të familjes së tij.

Përmes një letre të shkruar nga një burg në Azerbajxhan dhe e publikuar më 18 shkurt në Washington Post, Ismayilova ka thënë se “korrupsioni është arsyeja e burgimit tim - jo korrupsioni nga ana ime por korrupsioni i regjimit”.

Ismayilova rrezikon të dënohet deri në 12 vjet burgim nëse shpallet fajtore për akuzat që rëndojnë mbi të.

XS
SM
MD
LG