Ndërlidhjet

Fallon thotë se Rusia paraqet një rrezik real


Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, thotë se Rusia paraqet një “rrezik real dhe të pranishëm” në shtetet baltike dhe se NATO-ja po përgatitet për sulme të mundshme ndaj tyre.

Fallon tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mund të përdorë taktika të fshehta në kuadër të përpjekjeve për ta destabilizuar Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Fallon i ka bërë këto komente më 18 shkurt gjatë udhëtimit të tij për në Siera Leone.

Ai tha se është i shqetësuar nga sjelljet e Putinit dhe nga mënyra se si ai po e “teston NATO-n”.

Fallon tha se Rusia mund t’i përsëris taktikat që i ka përdorur në Krime të Ukrainës dhe për vendet lindore baltike.

Ai tha se “NATO-ja duhet të jetë e gatshme për çdo lloj agresioni nga Rusia”.

Ai vuri në dukje përfshirjen e Moskës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG