Ndërlidhjet

Kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve në Kazakistan


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev

Dhoma e lartë e parlamentit të Kazakistanit ka kërkuar nga presidenti Nursultan Nazarbaev që ta caktoj datën e zgjedhjeve të parakohshme presidenicale.

Sot, 41 nga 42 anëtarët e Senatit kanë votuar pro kësaj nisme.

Dhoma e ulët e parlamentit, Mazhilis, e ka miratuar dokumentin gjatë një seance të mbajtur të mërkurën.

Zgjedhjet presidenciale në Kazakistan kanë qenë të planifikuara për tu mbajtur në vitin 2016.

Por, Asambleja e Popullit të Kazakistanit, një organ kushtetues i kryesuar nga Nazarbaev, ka propozuar më 14 shkurt që zgjedhjet të mbahen gjatë këtij viti.

Asambleja tha se zgjedhjet fillimisht do ta sigurojnë vazhdimin e politikës aktuale dhe do të ndihmojnë në forcimin e ekonomisë.

Asambleja njashtu vlerësoi se Nazarbaev duhet të qëndroj edhe për një mandat, në kohën kur vendi po përballet me krizë të thellë ekonomike.

XS
SM
MD
LG