Ndërlidhjet

Kirgizia arreston udhëheqësin e një grupi radikal


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët kirgizë thonë se një udhëheqs i dyshuar i grupit të ndaluar islamist, Hizb ut-Tahrir, është arrestuar në qytetin verilindor Karakol.

Ministria e Brendshme kirgize tha sot se një burrë, 51 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar ngase policia tek ai ka gjetur libra, fletpalosje dhe DVD me përmbajtje ekstremiste.

Personi tashmë i arrestuar ka qenë edhe më parë i dënuar për aktivitete ekstremiste.

Javën e kaluar, autoritetet kirgize kanë njoftuar se disa anëtarë të dyshuar të grupit Hizb ut-Tahrir, janë arrestuar në të gjithë vendin.

Autoritetet kirgize thonë se grupi Hizb ut-Tahrir e ka një strategji sikurse al-Kaida e Shteti Islamik, për rekrutimin e të rinjëve për të shkuar dhe luftuar në Siri dhe Irak.

Hizb ut-Tahrir është grup i ndaluar në tërë Azinë Qendrore dhe në Rusi.

XS
SM
MD
LG