Ndërlidhjet

Greqia zyrtarisht kërkon zgjatjen e kredisë ndërkombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Greqia sot zyrtarisht ka kërkuar nga anëtarët e Eurozonës për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të kredisë ndërkombëtare, në mënyrë që të shpëtoj nga një përkeqësim i mëtejm ekonomik.

Një takim i veçantë i ministrave të Eurozonës përkitazi me këtë çështje, do të mbahet më 20 shkurt.

Greqia dhe anëtarët e Eurozonës kanë mosmarrëveshje aktualisht rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadoj në fund të shkurtit.

Athina po e kërkon një pako ndihmëse për gjashtë muaj dhe jo ripërtritjen e marrëveshjes.

Marrëveshja aktuale Greqi-BE skadon në fund të muajit dhe kjo kërkesë e Greqisë llogaritet të jetë shansi i fundit.

XS
SM
MD
LG