Ndërlidhjet

Stefanoviq: Në 24 orët e fundit, 5 tentime për kalim ilegal


Nebojsha Stefanoviq

Nebojsha Stefanoviq

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se në 24 orët e fundit, “rreth 5 shqiptarë nga Kosova kanë tentuar që paligjshëm të depërtojnë nga Serbia për në Hungari”.

“Numri i emigrantëve të paligjshëm po zvogëlohet dukshëm. Përpara bëhej fjalë për disa qindra, kurse në 24 orët e fundit ky numër ka rënë në rreth pesë persona”, ka thënë Stefanoviq në një takim me gazetarët në Beograd, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve me homologët nga Austria dhe Hungaria.

Ministrja austriake e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl - Leitner, ka përmendur në këtë kuadër pajtueshmërinë e autoriteteve në Serbi që të mundësojnë “kthimin e organizuar të shqiptarëve nga Kosovë edhe me autobusë, dhe jo vetëm përmes linjave ajrore”.

XS
SM
MD
LG