Ndërlidhjet

logo-print

Stambolli goditet nga stuhia e borës


Ilustrim

Ilustrim

Një stuhi e borës ka ndaluar fluturimet, trafikun rrugor dhe lëvizjen e anijeve në Stamboll, bëjnë të ditur zyrtarët në Turqi.

Turkish Airlines, aviacioni i katërt më i madh në Evropë, tha se ka qenë i detyruar të anulojë 300 fluturime të parapara për të mërkurën dhe të enjten.

Aeroporti i Ataturkut, që është aeroporti kryesor i Stambollit dhe i katërti me qarkullim në Evropë, u mbyll në mëngjes për shkak të motit, por u rihap në mesditë.

Anijet në Gjirin e Bosforit, që ndan Stambollin mes Azisë dhe Evropës, ndaluan qarkullimin nga të dyja drejtimet që nga ora 8:10 e mëngjesit.

Rrugët e akullta shkaktuan më shumë se 800 aksidente trafiku nga mbrëmja e së martës, njoftuan zyrtarët e Stambollit.

XS
SM
MD
LG