Ndërlidhjet

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lansuan 15 sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, bëri të ditur të enjten Task Forca.

Pesë nga sulmet ishin përreth qytetit sirian të Kobanit, ku koalicioni dhe forcat kurde kanë larguar Shtetin Islamik dhe kanë shkatërruar tetë pozicione luftarake dhe dy pika të kontrollit.

Dy sulme gjithashtu u lansuan afër Al Hasakah, në Siri.

Tetë sulme ajrore u lansuan pranë gjashtë qyteteve të Irakut, duke goditur pozicione luftarake, njësitë taktike, një bazë të magazinimit të armëve, automjete dhe ndërtesat.

Të gjitha këto sulme u bënë në mes ditës së mërkurë dhe mëngjesit të së enjtes.

XS
SM
MD
LG