Ndërlidhjet

Talebanët afganë: Raportimet e OKB-së "të padrejta"


Talebanët afganë kanë akuzuar Kombet e Bashkuara për "motive të padrejta dhe politike" në raportimin se grupi ka qenë përgjegjës për shumicën e vdekjeve të civilëve gjatë vitit 2014.

Në një raport të lëshuar më 18 shkurt, Misioni i Asistencës OKB-së në Afganistan ka thënë 72 për qind e viktimave civile u atribuohet talebanëve dhe grupeve të tjera militante.

"Gjetjet e raportit janë të padrejta dhe ne i hedhim poshtë ato", thanë talebanët afganë, në një deklaratë më 19 shkurt.

"Kombet e Bashkuara nuk tregojnë për krimet që ushtria afgane nën administrimin e Kabulit është duke kryer kundër civilëve", thuhet në deklaratë.

OKB-ja tha se numri i civilëve të vrarë apo të plagosur në luftimet në Afganistan u rrit për 22 për qind nga viti i kaluar, në shifër prej 10.548, që shënon nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG