Ndërlidhjet

Rusia hedh poshtë thirrjet e Ukrainës për paqeruajtësit


Ukrainë
Ukrainë

Rusia ka hedhur poshtë thirrjet e Ukrainës për paqeruajtësit e mandatuar të OKB-së, për të zbatuar marrëveshjen e lëkundur të armëpushimit në lindje të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Aleksandar Lukashevich tha se marrëveshja e nënshkruar për armëpushim në Minsk javën e kaluar, duhet të mbetet bazë për zgjidhjen e konfliktit.

Ai gjithashtu tha Kievi ishte përgjegjës që të sigurohej që marrëveshja do të zbatohej.

Lideri separatist rus Denis Pushilin më herët tha se prania e paqeruajtësve do të "shkelë" marrëveshjen e Minskut.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u bëri thirrje paqeruajtësve që të zbatojnë armëpushimin, pasi trupat qeveritare u tërhoqën nga qyteti strategjik Debaltseve më 18 shkurt, derisa luftimet vazhdonin të intensifikoheshin.

Granatime janë raportuar më 19 shkurt në qytetin e mbajtur nga rebelët, Donjeck, dhe në qytetin e mbajtur nga trupat qeveritare, Shyrokyne.

XS
SM
MD
LG