Ndërlidhjet

logo-print

Aktivisti Dzyadok përballet me zgjatje të dënimit


Një mural me mbishkrimin "Liri për Mikalay Dzyadok"

Një mural me mbishkrimin "Liri për Mikalay Dzyadok"

Aktivisti i burgosur i Bjellorusisë Mikalay Dzyadok është duke u përballur me zgjatje të burgosjes së tij.

Bashkëshortja e Dzyadokut, Valeriya Khotsina, tha të premten se ai do të përballet me seancë gjyqësore më 25 shkurt brenda në burgun në qytetin lindor të Mahileu, ku ai edhe është duke u mbajtur.

Nëse Dzyadok shpallet e fajshëm, dënimi i tij mund të zgjatet me një vit më shumë burg.

Dzyadok, një aktivist i një grupi anarkist, është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg për huliganizëm.

Dzyadok, i cili këmbëngul se nuk është fajtor, ka refuzuar të kërkojë falje.

Organizata Human Rights Watch e njeh Dzyadokun si të burgosur politik.

XS
SM
MD
LG