Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë është duke mohuar raportet se zyrtarët amerikanë dhe talebanët afganë do të mbajnë bisedime në Katar më 19 shkurt.

Bernadette Meehan, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, tha se Uashingtoni mbështet një "proces të pajtimit të udhëhequr nga afganët" që përfshin talebanët, por se nuk ka takime mes talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë ushtarak dhe të diplomacisë pakistaneze thonë se talebanët afganë kanë dhënë shenja se janë të gatshëm për t’i filluar bisedimet e paqes me zyrtarët amerikanë në Katar, qysh sot.

Një zyrtar ushtarak i Pakistanit tha se shefi i ushtrisë pakistaneze, Raheel Sharif, i ka thënë gjatë kësaj jave presidentit afgan, Ashraf Ghani, në Kabul, se talebanët kanë shprehur gatishmëri për t’i nisur bisedimet në mars.

Gjatë viteve të fundit ka pasur përpjekje të pasuksesshme për bisedime mes zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve afganë, për t'i dhënë fund konfliktit 13 vjeçar.

XS
SM
MD
LG