Ndërlidhjet

Kryeministri Isa Mustafa takoi Admiralin Mark Ferguson


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim Admiralin Mark Ferguson, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Përmes një komunikate, zyra e Kryeministrisë bën të ditur se gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe Admirali Ferguson biseduan për progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.

Duke folur për vlerësimin maksimal që qytetarët e Kosovës kanë për KFOR-in, Mustafa falënderoi Admiralin Ferguson edhe për përkrahjen dhe bashkëpunimin e NATO-së me FSK-në.

Kryeministri Mustafa citohet të ketë thënë se Kosova është partner i NATO-s dhe koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të të gjitha formave, duke përmendur edhe hapat e Kosovës në këtë drejtim, siç është edhe procedimi i Ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja.

Admirali Mark Ferguson, siç njoftohet, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke përshëndetur edhe marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Kryeministri Mustafa shprehu angazhimin e Kosovës për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë edhe me vendet tjera", thuhet në këtë komunikatë.

XS
SM
MD
LG