Ndërlidhjet

OKB: Irani zvarrit informacionet për programin bërthamor


(IAEA)

(IAEA)

Mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara thotë se Irani nuk ka adresuar të gjitha dyshimet se mund të ketë studiuar një bombë atomike - duke komplikuar përpjekjet e gjashtë fuqive botërore për të arritur një marrëveshje bërthamore me Teheranin deri në fund të muajit qershor.

Një raport më 19 shkurt nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për programin bërthamor të Iranit, tha se Teherani ende nuk i kishte dhënë informacion në lidhje me dy fushat e hetimit të IAEA-së që ishin bërë në fund të gushtit.

Dokumenti është lëshuar për shtetet anëtare të IAEA-s disa javë para afatit të marsit për një marrëveshje kornizë në mes të Iranit dhe të ashtuquajturit P5 + 1, të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, dhe Britania, plus Gjermania.

Dokumenti vjen derisa një ekip amerikan negociator të kryesuar nga nën-Sekretarja i ShtetitWendy Sherman udhëtoi për në Gjenevë më 19 shkurt, për bisedime me zyrtarët iranianë mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit.

XS
SM
MD
LG