Ndërlidhjet

FSK vazhdon kërkimin e Arlind Gashit në lumin Sitnica


Ekipi i Task Forcës së kërkim-shpëtimit në ujëra i FSK-së, qe 13 ditë po vazhdon kërkimin e Arlind Gashit, 12 vjeçarit nga komuna e Lipjanit i cili dyshohet se ka rënë në lumin Sitnica.

Përmes një komunikate për media, FSK njofton se kontingjenti i kërkim-shpëtimit në ujëra po bënë maksimumin për gjetjen e trupit të Arlind Gashit, por kushtet natyrore, si ngritja e nivelit të ujit, ngricat e vazhdueshme dhe mbeturinat e ndryshme janë pengesat më të mëdha që neve po na e vështirësojnë kërkimin.

"Nga dita e parë, kur kemi filluar kërkimin e Arlindit, prej urës së fshatit Rufc të Vjetër, ku dyshohet se ka rënë Arlindi, kemi kërkuar në lumin Sitnica mbi 5 kilometra në të dy anët e lumit, deri te ura në fshatin Lepi, ku i kemi vu dy rrjeta të metalta, me qëllim të pengimit të depërtimit të çdo trupi tutje", njofton FSK përmes komunikatës.

Komunikata shton se pas rënies së nivelit të ujit, FSK është rikthyer në disa lokacione për herë të dytë, mirëpo kushtet klimatike po e vështirësojnë kërkimin.

XS
SM
MD
LG