Ndërlidhjet

Lukashenka: Bjellorusia e gatshme për dialog me NATO-n


 Alyaksandr Lukashenka
Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka thotë se vendi i tij është i gatshëm për "dialog konstruktiv" me NATO-n.

Duke folur me zyrtarët më të lartë ushtarak në Minsk, më 19 shkurt, Lukashenka ka thënë: "Si një shtet sovran ne jemi të hapur, në veçanti, për dialog konstruktiv me NATO-n për barazi dhe parime transparente".

Ai shtoi se "ne kemi shumë çështje të përbashkëta [me NATO-n]; punë të përbashkët që plotësisht i përmbush interesat bjelloruse".

Lukashenka -- i cili është në pushtet që 21 vjet dhe është quajtur diktatori i fundit i Evropës -- tha se luftimet në Ukrainë kanë treguar që Bjellorusia duhet të ketë një ushtri të aftë që të mbrojë "interesat e saj kombëtare".

"Nëse na duhet, ne duhet të jemi në gjendje ta mbrojmë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit tonë", tha ai.

Lukashenka shtoi se financa shtesë do të ndahen për rinovimin e vazhdueshëm dhe sistematik të armëve të forcave të armatosura të Bjellorusisë, e cila është planifikuar të realizohet nga viti 2020.

XS
SM
MD
LG