Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të kredisë ndërkombëtare.

Refuzimi erdhi edhe pse Komisioni Evropian e kishte quajtur "pozitive" kërkesën e Greqisë.

Athina kishte kërkuar një pako të re ndihmëse për gjashtë muaj dhe jo ripërtritjen e marrëveshjes.

Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Financave gjermane tha kërkesa nuk ishte "ndonjë propozim i konsiderueshëm për një zgjidhje".

Kërkesa greke përfshin një zotim për të ruajtur "ekuilibrin fiskal" për një periudhë gjashtëmujore, derisa vendi negocion me partnerët e eurozonës mbi rritjen e afatit dhe uljen e borxhit.

Zëdhënësi gjerman tha se kërkesa greke është një përpjekje për "mbikalim financiar, pa plotësimin e kërkesave të programit. Letra nuk i plotëson kriteret për të cilat kishin rënë dakord Eurogrupi të hënën."

Greqia dhe anëtarët e Eurozonës aktualisht kanë mosmarrëveshje rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadojë në fund të shkurtit,

XS
SM
MD
LG