Ndërlidhjet

logo-print

FMN i bindur se Ukraina duhet të marrë 40 miliardë dollarë


FMN

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se është i bindur se Ukraina duhet të marrë një paketë të përgjithshme prej 40 miliardë dollarëve, për të mbështetur ekonominë e saj.

Zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice i bëri këto komente më 19 shkurt, pa dhënë detaje në lidhje me ndarjen e fondeve ose se nga kush do të vijnë paratë.

FMN javën e kaluar tha se stafi i tij kishte arritur një marrëveshje me qeverinë e Ukrainës për një program të ri ekonomik me rreth 17.5 miliardë dollarë nga Fondi dhe burime shtesë nga komuniteti ndërkombëtar.

Programi ka për qëllim për të mbështetur ekonominë e ish-republikës sovjetike, e cila është në prag të falimentimit pas një viti të trazirave politike dhe të konfliktit të ashpër me separatistët rusë.

Bordi i FMN-së pritet të votojë mbi paketën e financimit të Kievit në fund të muajit shkurt apo në fillim të marsit.

XS
SM
MD
LG