Ndërlidhjet

Jen Psaki merr post në Shtëpinë e Bardhë


Jen Psaki
Jen Psaki

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki thotë se ajo është duke e lënë postin e saj për t'u bërë drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim më 19 shkurt në rrjetin e saj Twitter, Psaki tha se ajo ishte "e nderuar që po i ribashkohet ekipit" në Shtëpinë e Bardhë, që fillon më 1 prill.

Psaki ka qenë zëvendëse i sigurisë së shtypit dhe zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë mandatit të parë të presidentit Obama në vitet 2009-2012.

Ajo do të zëvendësojë drejtoreshën e komunikimit në largim të Shtëpisë së Bardhë, Jennifer Palmieri, që është duke e lëshuar pozitën për të punuar për Hillary Clinton, e cila pritet të garojë për t'u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG