Ndërlidhjet

Gazprom dërgon naftë në lindje të Ukrainës


Monopoli shtetëror i naftës natyrore të Rusisë, Gazprom, ka filluar të dërgojë naftë direkt në zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën Lindore, pasi kryeministri Dmitry Medvedev më 19 shkurt urdhëroi ministrinë e tij të Energjisë për të punuar në një plan të furnizimit si "ndihmë humanitare".

Shefi i Gazprom Aleksei Miller është cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti të ketë thënë se dërgesat janë duke kaluar nëpër stacionet matëse të naftës Prokhorovka dhe Platovo në një normë prej rreth 12 milionë metra kub në ditë.

Stacioni Prokhorovka është në kufirin e Rusisë dhe rajonin Luhansk, ndërsa Platovo është në kufirin e Rusisë me rajonin Donjeck.

Miller tha se dërgesat janë duke u bërë në bazë të "kontratës së tanishme të shitje-blerjes midis Gazpromit dhe Naftogazit të Ukrainës."

Ai nuk ka dhënë të tjera detaje.

Shefi Naftogaz, Andriy Kobolev, tha se dërgesat e shkelin kontratën e saj me Gazpromin dhe se Kievi nuk do të paguajë për dërgesat, sepse Naftogaz nuk mund të marrë përsipër kontrollin e procesit.

XS
SM
MD
LG