Ndërlidhjet

Bisedimet Rusi - Gjeorgji vazhdojnë këtë muaj


Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Rusisë dhe Gjeorgjisë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe do të mbahet në Pragë, më shkurt 26.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukashevich tha më 19 shkurt se zëvendësministri i Jashtëm rus Grigory Karasin dhe i dërguari i Gjeorgjisë për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze, do të drejtojnë bisedimet.

Bisedimet mes Karasin dhe Abashidze, që kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mes Moskës dhe Tbilisit, filluan në dhjetor të vitit 2012 në Gjenevë.

Të dy politikanët janë takuar në kryeqytetin çek, Pragë, shtatë herë që nga atëherë.

Tbilisi përfundoi marrëdhënie diplomatike me Moskën, pasi Rusia njohu pavarësinë e rajoneve separatiste gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pas një lufte të shkurtër me Tbilisin në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG