Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime përreth Bagdadit, 10 persona të vrarë


Zyrtarët irakianë thonë se sulmet që synojnë vendet publike dhe forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 10 njerëzit përreth Bagdadit.

Zyrtarët e policisë thonë se një bombë shpërtheu të enjten në mbrëmje pranë një kafeneje në jug të kryeqytetit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Policia thotë se një shpërthim tjetër me bombë ndodhi në një rrugë tregtare në lagjen perëndimore Ghazaliyah të Bagdadit, e cila vrau dy vetë dhe plagosi tetë të tjerë.

Një tjetër bombë goditi një patrullë të ushtrisë në rrethinat perëndimore të Abu Ghraib, duke vrarë dy ushtarë dhe një civil.

Një shpërthim tjetër ndodhi në një fermë në jug të Bagdadit, duke vrarë një fermer dhe gruan e tij.

Zyrtarët mjekësore konfirmuan vdekjet e viktimave. Të gjithë zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk janë të autorizuar të flasin për mediat, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

XS
SM
MD
LG