Ndërlidhjet

Merkel dhe Hollande flasin për Ukrainën


Foto arkivi
Foto arkivi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, pritet të diskutojnë sot për situatën në lindje të Ukrainës, ku luftimet kanë rinisur, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

Dy liderët, të cilët kanë qenë negociatorët kryesorë ndërkombëtarë të armëpushimit, do të takohen në Paris, përpara mbajtjes së një samiti të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Të enjten, luftime janë raportuar në Donjeck, qytetin që kontrollohet nga rebelët, dhe pranë Mariupolit, i cili është nën kontrollin e qeverisë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se rebelët kanë shkelur armëpushimin më shumë se 250 herë.

Luftimet e fundit vijnë pasi forcat qeveritare janë tërhequr nga qyteti Debaltseve, pas disa javësh luftime intensive kundër separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG