Ndërlidhjet

Operacioni për rimarrjen e Mosulit në pranverë


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane ka thënë se operacioni për rimarrjen e qytetit të dytë më të madh të Irakut nga militantët e Shtetit Islamik, do të nisë në prill ose maj dhe do të përfshijë 12 brigada irakiane, ose deri në 25,000 trupa.

Zyrtari nga Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se pesë brigada do të nisin së shpejti trajnimin te koalicioni i forcave ndërkombëtare.

E përfshirë në forcë do të jetë edhe një brigadë anti-terroriste, e cila është trajnuar nga forcat speciale të SHBA-së.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e qytetit Mosul në muajin qershor.

Zyrtari nuk ka qenë i autorizuar të diskutojë për operacionin publikisht, andaj edhe ka folur në kushte anonimiteti.

XS
SM
MD
LG