Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur bosi kirgiz i krimit


Pasaporta false e Almambet Anapiyaev
Pasaporta false e Almambet Anapiyaev

Bosi i njohur kirgiz i krimit, Almambet Anapiyaev, është gjetur i vdekur në Minsk të Bjellorusisë.

Ministria e Brendshme e Kirgizisë ka thënë se trupi i tij është gjetur me plagë nga thika dhe me një pasaporte false ruse.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar Anapiyaevin në dhjetor të vitit 2012.

Anapiyaev ka qenë i kërkuar në Kirgizi për lidhje të dyshuara me vrasje të profilit të lartë gjatë sundimit të ish-presidentit Kurmanbek Bakiev.

Ky i fundit është përmbysur në vitin 2010 nga protestat e dhunshme antiqeveritare.

Bakiev dhe disa të afërm të tij jetojnë në Minsk qysh më 2010.

XS
SM
MD
LG