Ndërlidhjet

logo-print

Kerry vlerëson përpjekjet antiterroriste të Pakistanit


Uashington

Uashington

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pritur në Uashington ministrin e Brendshëm të Pakistanit, Nisar Ali Khan.

Kerry ka vlerësuar lart përpjekjet e Islamabadit zyrtar për të luftuar terrorizmin.

“Ata janë të angazhuar në ndjekjen e terroristëve, të të gjitha formave të ekstremizmit në Pakistan dhe janë duke bërë punë të mirë me nismat e tyre në pjesën perëndimore të vendit”, ka thënë Kerry.

Ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë verën e kaluar, me qëllim që të çrrënjosë militantët nga zonat fisnore.

Ofensiva është intensifikuar sidomos pas sulmit të talibanëve në një shkollë të Peshauarit, dhjetorin e kaluar, i cili ka vrarë mbi 150 njerëz, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Ministri pakistanez, Khan, ka thënë se marrëdhëniet Pakistan-SHBA janë duke u përmirësuar.

“Më lejoni të shtoj se marrëdhëniet midis Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë gjithmonë të mira, por ka pasur disa ulje dhe ngritje. Megjithatë, gjatë muajve të fundit, falë përpjekjeve të sekretarit Kerry dhe administratës, ka pasur rritje të besimit dhe bashkëpunimit”, ka thënë Khan.

XS
SM
MD
LG