Ndërlidhjet

Turqia do të vazhdojë të mbështesë interesat e Kosovës


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Ankara kryeministrin e Turqisë, Agmet Davutoglu.

“Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të marrim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Davutoglu ka premtuar se diplomacia turke do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG