Ndërlidhjet

logo-print

Në Kiev përkujtohen të vrarët e Euromaidanit


Kiev, 2014.

Kiev, 2014.

Qindra njerëz kanë marshuar në Kiev, në kujtim të protestuesve të vrarë një vit më herët në protestat e dhunshme të Euromaidanit.

Në dhunën midis protestuesve dhe policisë, midis 18 dhe 21 shkurtit, 2014, kanë vdekur mbi 100 njerëz.

Nëntë pjesëmarrës të tjerë në Euromaidan kanë vdekur në javët që u kanë paraprirë përleshjeve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shpallur 20 shkurtit, ditën kur ka pasur më shumë të vrarë, ditë zyrtare të përkujtimit.

Në një tjetër zhvillim, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, pritet të diskutojnë sot për situatën në lindje të Ukrainës, ku luftimet kanë rinisur, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

XS
SM
MD
LG