Ndërlidhjet

Ukraina fajëson Rusinë për vrasjet në Kiev


Valentyn Nalyvaychenko
Valentyn Nalyvaychenko

Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ka akuzuar një ndihmës presidencial rus për mbikëqyrjen e snajperëve që qëlluan protestuesit pro-evropianë në qendër të Kievit, vitin e kaluar.

Valentyn Nalyvaychenko i tha televizionit ukrainas "1+1", se pjesëtarë të tre grupeve të Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Rusisë vizituan Kievin në mes të muajit nëntor 2013 dhe muajit shkurt 2014, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Nalyvaychenko tha se Vladislav Surkov, një ndihmës me ndikim i presidentit rus Vladimir Putin, e kishte pasur përsipër koordinimin e operacionit.

Më shumë se 100 protestues dhe pjesëtarë të sigurisë u vranë prej 18 deri 21 shkurtit të vitit 2014.

Protestat përfundimisht përmbysën presidentin pro-rus Viktor Yanukovych.

Ukraina sot i përkujton viktimat e Euromaidanit.

XS
SM
MD
LG