Ndërlidhjet

Mustafa kërkon hetime për cilësinë e grurit


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Valdet Gjinovci, dhe ka kërkuar sqarime në lidhje me raportimet mbi cilësinë e grurit dhe mbi nivelin e kontrollit si në kufi ashtu edhe në depot në vend, bën të ditur Kryeministria përmes një komunikate.

Kryeministri Mustafa thuhet se kërkoi nga drejtori i AUV-së që menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu, kryeministri citohet të ketë kërkuar informacion nga Administrata Doganore e Kosovës për mënyrën dhe procedurat e importimit të drithërave të importuara.

"Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmerr masa të domosdoshme që të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve për ushqimet, si dhe masa tjera ndaj çdo organi që shkelë këto procedura", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG