Ndërlidhjet

Rumania dhe Bullgaria mbështesin praninë e shtuar të NATO-s


Presidenti i Rumanisë tha se shteti i tij, si dhe Bullgaria mbështesin një shtim të prezencës së NATO-s në Evropën Juglindore.

NATO vendosi këtë muaj që të hapë qendra komanduese dhe kontrollit në Letoni, Estoni, Lituani, Poloni, Rumani dhe Bullgari në përgjigje të sfidave nga Rusia dhe ekstremistët islamikë.

Në raste emergjente, këto qendra do të ndihmojë në arritjen më të shpejtë të forcave të reagimit të shpejtë dhe përforcimeve për NATO-n.

"Ne duam një ngritje të prezencës së NATO-s...në mënyrë që anëtarët e NATO-s të kenë mundësi të përforcojnë reagimin e Aleancës", tha presidenti rumun Klaus Iohannis.

Ai dhe presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev tha se ata i përkrahin sanksionet kundër Rusisë.


XS
SM
MD
LG