Ndërlidhjet

Raportimet nga Somalia thonë se të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm në një hotel në qendër të kryeqytetit, Mogadishu.

Një ligjvënës dhe zëvendës kryebashkiaku raportohet të jenë vrarë në këtë sulm, ndërsa zëvendëskryeministri ishte në mesin e të lënduarve.

Policia tha se një person përplasi automjetin e tij të ngarkuar me eksploziv ngarkuar në portën e hotelit, dhe një tjetër sulmues vetëvrasës pastaj hyri brenda strukturë dhe hodhi veten në ajr.

Përgjegjësinë për sulmin e morën militantët islamik të grupit Al-Shabaab.

Ky grup i lidhur me Al-Kaidën është duke e luftuar qeverinë e mbështetur nga OKB-ja, për të marrë kontrollin e Somalisë.

Grupi është dëbuar nga qytetet më të mëdha të vendit, por ende vazhdon të ketë nën kontroll pjesë rurale në jug.

XS
SM
MD
LG