Ndërlidhjet

OBSH-ja aprovon testin e ri për Ebolën


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar një test 15 minutësh për të detektuar Ebolën, në një përpjekje për të kontrolluar epideminë që ka vrarë pothuajse 10 mijë njerëz në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, tha sot se testi është më pak i saktë se një vlerësim standard laboratorik, por nuk kërkon energji elektrike apo personel shumë të trajnuar për ta përdorur atë.

I zhvilluar nga firma amerikane Corgenix Medical Corp., testi mund të japë rezultate për 15 minuta, në krahasim me testet e kaluara që i jepnin rezultatet për 12 deri në 24 orë.

Jasarevic tha se testi identifikon infeksionin e Ebolës, me saktësi prej 92 për qind.

Jasarevic tha se ky test ndihmon në identifikimin e pacientëve që shumë shpejtë mund të izolohen dhe e bën shumë më të lehtë verifikimin e shpërthimeve të reja të epidemisë.

XS
SM
MD
LG