Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten pesë militantë dhe një ushtar


Ushtria e Pakistanit tha se pesë militantë dhe një ushtar janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarresh në mes të trupave qeveritare dhe ekstremistëve islamikë, në një rajon pranë kufirit me Afganistanin.

Përleshja ndodhi në zonën Datta Khel, ku ushtria është duke bërë ofensivëpër më shumë se gjysmë viti, kundër talebanëve të Pakistanit dhe militantëve të tjerë.

Ofensiva u njoftua në muajin qershor të vitit të kaluar, pas një sulmi vdekjeprurës të talebanëve në aeroportin ndërkombëtar të Karaçit, që u dha fund bisedimeve për paqe mes qeverisë së Pakistanit dhe talebanëve në këtë vend Pakistanit.

Ushtria e Pakistanit ka përdorur sulme ajrore, artileri dhe trupa tokësorë në zonat fisnore, që për vite të tëra janë përdorur si strehime nga militantët islamikë - duke përfshirë Al-Kaedën, talebanët pakistanezë dhe afganë, rrjetin Haqqani, si dhe për luftëtarë të huaj nga Uzbekistani, Taxhikistani, dhe Çeçenia.

XS
SM
MD
LG