Ndërlidhjet

Britania urdhëron riatdhesimin e shefit të mafias italiane


Një gjykatë në Britani ka urdhëruar një bos të dënuar të mafias që të kthehet në Itali nga Britania, pas humbjes së betejës së tij kundër ekstradimit.

Domenico Rancadore, 65 vjeçar, kishte jetuar në heshtje në Londër nën një emër tjetër, për gati 20 vjet, deri kur u arrestua nga një urdhër evropian në muajin gusht.

Zyrtarët italianë thanë se ai kishte qenë një shef i një mafie siciliane, dhe u dënua pa qenë prezent për aktivitete kriminale midis viteve 1987 dhe 1995.

Zyrtari i gjykatës, Howard Riddle, tha të premten se Rancadore duhet të kthehet në vendin e tij të lindjes për të shërbyer një dënim me shtatë vjet për bashkëpunim me mafian.

Gjykata tha se Rancadore ka një javë për të apeluar kundër vendimit, dhe pasi kësaj, ai do të largohet nga Britania brenda 10 ditëve.

XS
SM
MD
LG