Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën në Libi, bën thirrje për formim të qeverisë


Shtetet e Bashkuara të premten e dënuan sulmin e dhunshëm në Libi që vrau të paktën 45 njerëz, duke u bërë thirrje partive politike që të punojnë së bashku për të formuar një qeveri të re.

"Ky sulm terrorist nënvizon nevojën për të gjitha palët në Libi që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga i thirruri i OKB-së, Bernardino Leon, përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar", u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.

"Ata që nuk zgjedhin të marrin pjesë janë duke e përjashtuar veten nga diskutimet që janë kritike për luftën kundër terrorizmit, si dhe për paqen e përgjithshme, stabilitetin dhe sigurinë e Libisë", shtoi Psaki.

Më herët gjatë ditës së sotme, militantët besnikë të Shtetit Islamik vranë së paku 45 njerëz me sulme me bomba nëpër disa lokacione në lindje të Libisë.

XS
SM
MD
LG