Presidenti Barack Obama do të presë princin Charles të Britanisë dhe bashkëshorten e tij, Camilla, në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama do të takohet me pjesëtarët e familjes mbretërore në Zyrën Ovale.
Shtëpia e Bardhë thotë se takimi nënvizon "marrëdhënie speciale" ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë.
Princi Charles dhe Camilla do të jenë në Uashington si pjesë e një vizite më të gjerë në SHBA.
Shtëpia e Bardhë tha se përgjatë kohës sa janë në Uashington, çifti mbretëror gjithashtu do të vizitojë shtëpinë e George Uashingtonit në Mount Vernon dhe Arkivat Kombëtare, ku princi Charles do të shënojë 800 përvjetori e Magna Carta.
Obama priti djalin e princit Charles, William, në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.