Ndërlidhjet

Zjarr në ndërtesën 79 katëshe në Dubai


Dubai

Dubai

Mijëra njerëz janë evakuar si rezultat i zjarrit që në orët e hershme të ditës së sotme e ka kapluar një rrokaqiell në Dubai.

Mbeturina nga zjarri janë parë të bien në tokë nga ndërtesa 79 katëshe e quajtur Torch (Pishtari).

Zjarri, sipas gazetës së atjeshme Gulf, ka nisur në katin e 50-të ndërsa më vonë është përhapur në katet mbi atë të 70-të.

Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes por erërat e forta i kanë komplikuar përpjekjet e tyre për ndaljen e zjarrit.

Mediat e atjeshme raportojnë se janë parë njerëz duke ikur nga ndërtesa dhe për shkak të tymit të madh, disa edhe kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Nuk ka njoftime për viktima në njerëz.

XS
SM
MD
LG