Ndërlidhjet

Marsh në Rusi për një vjetorin e Euromaidanit në Kiev


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra njerëz pritet të protetstojnë në Moskë për ta shënuar përvjetorin e parë të asaj që ata e vlerësojnë si “grushtshtet” në Ukrainën fqinje.

Marshi pro-Kremlin pritet të mbahet gjatë ditës së sotme ndërsa motoja e tij është “Një vit nga Maidani. Ne nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund ta falim”.

Protestsat anti-qeveritare të mbajtura një vit më parë në Kiev, çuan në përmbysjen e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovych.

Pas këtyre ngjarjeve në shkurt, në muajin mars Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas Krimea.

Që nga ajo kohë, konflikti në lindje të Ukrainës nuk është ndalur dhe si rezultat, numri i të vdekurve llogaritet të ketë arritur në mbi 5 mijë e 400 persona.

XS
SM
MD
LG