Ndërlidhjet

Ashton Carter viziton Afganistanin


Ashton Carter

Ashton Carter

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes ka arritur në Kabul për një vizitë e cila nuk është paralajmëruar.

Ashton Carter tha se do të bisedoj me zyrtarët afganë dhe amerikanë në lidhje me trupat amerikane atje.

Forcat amerikane e kanë përfunduar misionin luftarak në Afganistan në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa ka mbetur një numër i vogël i tyre të cilët trajnojnë dhe këshillojnë afganët në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve ekstremiste.

Planin e tërheqjes edhe të këtyre trupave, Carter tha se do ta diskutoj me presidentin Ashtraf Ghani.

Të dy së bashku, sipas Carter, do të diskutojnë për përpjekjet afgane për arritjen e paqes me talebanët.

Ushtria pakistaneze ka njoftuar më 19 shkurt se talebanët afganë i kanë dhënë shenjat e para për bisedime me qëllim të arritjes së paqes.

XS
SM
MD
LG