Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran njofton se zëvendëspresidenti i vendit do të takohet në Gjenevë me Sekretarin amerikan të Energjisë, në kuadër të negociatave për programin bërthamor të Iranit.

Sipas agjencisë IRNA, Ali Akbar Salehi, do të takohet me Sekretarin amerikan të Energjisë, Ernest Moniz, në kuadër të bisedimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë.

IRNA ka cituar zyrtarët iranianë të kenë thënë se Salehi do të udhëtoj sot nga Teherani për në Zvicër.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë duke negocijuar për arritjen e një marrëveshje të përhershme rreth programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG