Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme


Kryetari aktual i lëvizjes Vetëvendosje, Albin KUrti

Kryetari aktual i lëvizjes Vetëvendosje, Albin KUrti

Sot në orën 10.00 ka nisur votimi për zgjedhjet e brendshme të lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto dy ditë, sipas një kumtese të lëshuar, anëtarët do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë në mbi 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës, si dhe në 6 shtete të Evropës.

Kryetari aktual Albin Kurti, është në mesin e anëtarëve të parë që ka votuar.

Votimet do të mbahen gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Nga kjo lëvizje, zgjedhjet e brendshme vlerësohen të lira, të ndershme dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG