Ndërlidhjet

Verdikti ndaj ish-shefit të FMN-së, pas katër muajsh


Dominique Strauss-Kahn

Dominique Strauss-Kahn

Më 12 qershor të këtij viti, një gjykatë në Francë pritet ta shpallë verdiktin ndaj ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn

Straus Khan akuzohet se ka ndihmuar në kontraktimin e punëtoreve të seksit në një hotel të qytetit Lille të Francës.

Kahn ka thënë se nuk e ka ditur se gratë janë prostituta.

Edhe pse përdorimi i prostitutave nuk është i paligjshëm në Francë, furnizimi ose ndihma në furnizimin e tyre është e paligjshme.

Nëse shpallet fajtor, Kahn mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe me gjobë prej 1.5 milion eurosh.

XS
SM
MD
LG