Ndërlidhjet

Carter thotë se SHBA po e konsideron tërheqjen nga Afganistani


Shefi i Pentagonit, Ashton Carter
Shefi i Pentagonit, Ashton Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, tha se uniteti brenda qeverisë afgane po i jep arsye Uashingtonit që ta konsideroj tërheqjen e ngadalsuar të forcave amerikane nga Afganistani.

Shefi i ri i Pentagonit foli sot në një konferencë të përbashkët në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Forcat amerikane e kanë përfunduar misionin luftarak në afganistan në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa ka mbetur një numër i vogël i tyre të cilët trajnojnë dhe këshillojnë afganët në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve ekstremiste.

Presidenti Barak Obama fillimisht kishte planifikuar që të përgjysmohet prania amerikane në Afganistan dhe e njëjta të tërhiqet tërësisht në vitin 2016.

Por tërheqja e trupave amerikane, sipas Carter, do të diskutohet gjatë marsit në Uashington, kur presidenti afgan do ta realizoj një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG