Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Po i diskutojnë sanksionet shtesë ndaj Rusisë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk po përgatiten për të luajtur lojëra me Rusinë, por po diskutojnë për sanksione shtesë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Kerry i ka bërë këto komente sot në Londër në fillim të takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Philip Hammond.

“Ne po flasim për sanksione shtesë”, tha Kerry.

Edhe Philip Hammond e ka kritikuar “shjeljen” e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Rusisë, të nënshkruar në Minsk gjatë javës së kaluar.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, qeveria ukrainase dhe separatistët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme.

Moska mohon se ka dërguar ushtarë dhe armatim në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG