Ndërlidhjet

Policia ndalon të riun që ishte nisur drejt Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”, e ka ndaluar një 18 vjeçar nga rajoni i Gjilanit, i cili dyshohet se kishte për qëllim shkuarjen në Siri.

I arrestuari, sipas policisë, është L.R. (1997) dhe kishte në plan të udhëtonte nga Prishtina për në Stamboll dhe i njëjti “kishte për qëllim të arrij dhe t’u bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri”

I dyshuari, me udhër të prokurorit, është ndaluar për 24 orë.

Policia e Kosovës, sipas komunikatës, është e përkushtuar që në funksion të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe identifikimin e kërcënimeve potenciale që mund të rrjedhin nga element të ndryshëm, do të ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e parapara ligjore.

XS
SM
MD
LG