Ndërlidhjet

Kerry thotë se fuqitë botërore janë të bashkuara karshi Iranit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se gjashtë fuqitë botërore janë të bashkuara në përpjekjet e tyre për ndërmjetësimin e një marrëveshje me Iranin në lidhje me programin bërthamor, pavarësisht ndasive mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të situatës në Ukrainë.

Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bëjnë përpjekje për arritjen e një marrëveshje me Iranin, e cila do të siguronte se Tehereni nuk do të zhvillonte programin e armëve bërthamore.

Teksa ka folur sot në Londër gjatë takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Philip Hammond, Kerry tha se nuk ka dallim në qëndrimin e shteteve për ta arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit.

Gjatë ditës së nesërme, Kerry do të udhëtoj drejt Gjenevës ku pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

XS
SM
MD
LG