Ndërlidhjet

Merkel dhe Papa Françesku bisedojnë për Ukrainën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një vizite në Vatikan ka biseduar sot me Papa Françeskun për përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Merkel, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në negocijimin e marrëveshjes së fundit për armëpushim, si dhe Papa Françesku, sipas një komunikate të lëshuar, kanë diskutuar për nevojën e rritjes së angazhimit për zgjidhje paqësore të konfliktit.

Papa dhe Merkel kanë diskutuar gjithashtu edhe për varfërinë, të drejtat e grave, problemet shëndetësore dhe mjedisin, tema këto të cilat janë pjesë e rendit të ditës në takimin e G7 që pritet të mbahet këtë qershor në Gjermani.

Takimi i sotëm ishte i treti në mes të Merkel dhe Papa Françeskut.

XS
SM
MD
LG